Shërbime Noteriale për Tregtarë dhe Shoqëri Tregtare
Zyra ofron shërbime të specializuara dhe të besueshme për tregtarët dhe shoqëritë tregtare. Ne asistojmë klientët në përpilimin, verifikimin dhe formalizimin e akteve që lidhen me themelimin, organizimin dhe funksionimin e subjekteve tregtare, të cilat përfshijnë:
Përpilimin dhe noterizimin e akteve për themelimin e shoqërive tregtare.
Ndryshime në aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë
Vendime të asamblesë së përgjithshme dhe organit drejtues
Transferim kuotash / aksionesh dhe marrëveshje mes ortakëve.
Përpilimin e autorizimeve dhe prokurave tregtare.
Dokumentacion për bashkim, ndarje ose transformim shoqërish.
Konsulencë noteriale për procedurat pranë institucioneve përkatëse.