Shërbime Noteriale për Aplikime pranë ASHK-së

Shërbime Noteriale për Aplikime pranë ASHK-së

Noteri ofron asistencë për aplikime pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) të cilat përcaktohen më poshtë:

Përgatitja dhe noterizimi i dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurisë.

Aplikime për kalim pronësie dhe regjistrim të veprimeve juridike.

Dokumentacion për përditësim të të dhënave kadastrale.

Aplikime për regjistrimin e hipotekave, barrëve siguruese dhe pengjeve.

Korrigjim të pasaktësive në regjistrin kadastral.

Përgatitje aktesh për bashkim, ndarje ose ndryshim sipërfaqeje të pasurisë.

Asistencë noteriale për ndjekjen e procedurave pranë ASHK-së.